Nesër fillon procesi i vaksinimit në Kosovë

Në sallën 1 tetori në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka njoftuar kryetarët e Komunave të Kosovës se nesër do të fillojë procesi i vaksinimit në Kosovë.

Vitia dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës mbajtën një takim virtual, nga ku do të fillojë procesi i bashkëpunimit për dhënien e vaksinave.

Ministri Vitia njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të fillojë nesër në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori“, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

“Me arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Ministri Vitia në këtë takim kërkoi që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai poashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

Në anën tjetër, kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.

Në fund të këtij takimi iu kërkua Vitisë që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga Komunat për një sasi të testeve rapide prej 100 mijë teste.

Ndërkohë, në sallën “1 Tetori“ në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey