Nesër fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit

Teksa hidhet dora e fundit, me vijizimin e pistës, Aeroporti i Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ pret nesër udhëtarët e parë.

Nga Londra ulet në Kukës avioni i parë, i mbushur kryesisht me emigrantë shqiptarë nga kjo zonë në Britaninë e Madhe.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thotë se ashtu siç ishte premtuar çunat nga Londra do t’i presë Kryeministri.

“Mua më rezulton që janë gati, nga të gjitha të dhënat që kam nga koncesionari. Çunat e Vlorës më datë 18 ulen këtu dhe i pret Kryeministri siç i kishte premtuar”, thotë ajo.

Balluku shprehet se e gjithë zona do të ketë përfitim të madh ekonomik.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey