Nesër hapet “Dino parku” në Shkup

Dyert e Dino Parkut në Shkup prej nesër edhe zyrtarisht hapet për vizitorët.
Bileta do të kushtojë 50 denarë.
“Bëhet fjalë për rreth 40 figura nga periudha e ndryshme e zhvillimit të dinozaurëve. Dino parku ka karakter zbavitës, por edhe edukativ. U munduam që dinozaurët t’i vendosim në mjedis sa më autentik, ashtu siç kanë jetuar në fakt.
Vetë ambienti është në një nivel shumë të lartë. Dino Parku pritet të jetë atraksion turistik si për vizitorët vendorë, ashtu edhe për turistët e huaj. Ky është vetëm fillimi i realizimit të projektit për zbavitjen e të rinjve në kryeqytet, projekt ky i cili ishte paralajmëruar në vitin 2019, por ishte ndërprerë shkaku i korona-krizës”, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegovi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey