Nesër i jepet lamtumira e fundit Vjosa Berishës

Nesër varroset producentja, Vjosa Berisha.

Të enjten e kaluar, vdiq producentja e njohur, Vjosa Berisha.

Lidhur me ceremoninë mortore të producentes ka njoftuar bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetin social.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (të enjten më 30 qershor) në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Postimi i plotë:

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor

– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);

-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);

-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja

Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)

nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey