Nesër lansohet dueti “Magji” mes Capital T dhe Kidda

Është bërë e ditur se kjo sezon verore është e mbushur me duete.

Mes tyre janë edhe dy rep-artistët e njohur, Capital T dhe Kidda, që kanë vendosur të bashkojnë forcat.

“Magji” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila do të lansohet nesër në orën 17:00.

Këtë e ka bërë të ditur Kidda në një postim në rrjetin social Instagram, derisa ndau edhe sekuenca nga klipi.

Postimi mori një sërë komentesh, fansa të cilët mezi po presin të dëgjojnë projektin e dyshes.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Capo dhe Kidda po bashkëpunojnë në një këngë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey