Nesër protestohet për lirimin nga arrestimi të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Nesër në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore. Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 11:00.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik.

Policia në Maqedoni ka vërtetuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në krime ushtarake kundër popullatës civile në Kosovë.

Për arrestimin e Tomor Morinës ka edhe reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe OVL-UÇK të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së.

Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës
Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

The post Nesër protestohet për lirimin nga arrestimi të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147977
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit