Nesër provimi i parë i maturës shtetërore

Nxënësit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm 4 vjeçar dhe janë të paraqitur në provimin e maturës shtetërore, nesër në orën 10 të mëngjesit do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern në gjuhë amtare, i cili është i detyrueshëm për 15 294 nxënësit e paraqitur për këtë vit, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.
“Sipas të dhënave të qendrës shtetërore të provimeve , nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7 050 nxënës janë nga gjimnazi, 7 983 janë nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm i artit. Të gjithë do t’i nënshtrohen provimit në lëndën e gjuhës amtare. Në gjuhë dhe letërsi maqedonase do të testohen 10.848 nxënës, gjuhë dhe letërsi shqipe 4 078 nxënës dhe 272 nxënës gjuhë dhe letërsi turke. Rezultatet e testimeve do të publikohen në afat prej 30 ditëve nga provimi i i dytë ekstern”, thonë nga MASH.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey