Nesër zgjedhjet në BDI, Mexhiti mbetet i “paprekshëm” në Çair

Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar.

Për dallim prej Tetovës e Gostivarit, zgjedhje nuk do të ketë në komunën e Çairit, ku kryetar është Izet Mexhiti. Ai mbetet i “paprekshëm” edhe përkundër faktit se është i kyçur në vlimet brenda partisë mes ”Grupit të Zjarrit” dhe pjesës tjetër.

I “paprekur” mbetet edhe Ramiz Merko në Strugë, si dhe dega e Kërçovës dhe e Sarajit. Zgjedhjet do të mbahen për për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve. Votimet do të realizohen sipas parimit një anëtar, një votë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey