Nesër zyrtarizohen emrat e ministrave, deri në fund të javës votimi i Qeverisë në Kuvend

Lideri i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski pritet nesër në Kuvend ta dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të javës të mbahet seancë kuvendor për zgjedhjen e qeverisë.

Kovaçevski theksoi për MIA se përgatitjet për qeverinë e re janë në pjesën përfundimtare, ndërsa programi dhe zgjidhjet kuadrovike janë të harmonizuara me partnerët e koalicionit.

“Qëllimi ynë për të formuar Qeveri stabile me parime të qarta të veprimit është realizuar. Një Qeveri e tillë do të thotë efikasitet në punën dhe stabilitetin në zgjidhjen e sfidave serioze të cilat na presin. Lidhur me zgjidhjet kuadrovike, do të thosha se ata janë njerëz të cilët pasqyrojnë efikasitet në punë, kanë kapacitet serioz profesional, ndershmëri dhe dëshirë për të punuar për qytetarët dhe shoqërinë. Vlerat socialdemokrate dhe qasja në politikë janë gjithashtu veçori e ekipit të ri. Ata janë njerëz të cilët besojnë në barazi dhe solidaritet, të cilët luftojnë për të drejtat e të rrezikuarve, ndërsa drejtësia është karakteristika e tyre”, tha Kovaçevski në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA.

Sipas tij, secili është i ndryshueshëm, veçanërisht nëse në një moment të caktuar më nuk është në detyrë dhe ky do të jetë edhe parim bazë i udhëheqjes efikase edhe të qeverisë së re. Sa i përket përbërjes së re qeveritare dhe dikastereve me të cilat udhëheq LSDM-ja, shton ai, bëhet fjalë për një ekip të njerëzve të rinj, por edhe kuadro të dëshmuar nga qeveria paraprake të cilët kanë pasur realizim dhe rezultate të mira në dikasteret e tyre.

“Nga të gjithë pres punë të përkushtuar maksimale, realizim të premtimit dhe fokus të prioriteteve nga programi. Qeveria e re do të jetë shumë produktive në punën e saj, e përkushtuar ndaj sfidave ekonomike, si dhe forcimit të standardit të jetesës së qytetarëve. Që kjo të arrihet nga çdo anëtar, çdo pjesë e këtij motori duhet të funksionojë pa të meta”, potencoi Kovaçevski.

Nga LSDM-ja qeveritare për sot paralajmëroi seancë të Këshillit Ekzekutiv, pas çka me siguri në ora 20:00 do të ketë takim edhe Këshilli qendror. Zëvendëskryetarja e partisë Sanja Llukarevska, në një deklaratë të dhënë para festave të fundvitit paralajmëroi se të hënën pritet të ketë seancë të Këshilli qendror të LSDM-së në të cilën kryetari dhe mandatar Dimitar Kovaçevski do t’i prezantojë emrat për përbërjen e kabinetit qeveritar, pas çka do të vazhdojë procedura përkatëse në Kuvend.

Në pajtim me Ligjin për Qeverinë, Qeveria e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Gjatë propozimit të përbërjes së Qeverisë, mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë e konfirmuara me ligj dhe ministra pa dikaster. Qeveria e merr detyrën në ditën e zgjedhjes./MIA

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey