Newcastle e do Icardin

Newcastle United raportohet se i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

“Magpies” tani kanë luksin e shpenzimeve më të mëdha pasi kanë kaluar në pronësinë e sheikëve nga Arabisa Saudite pasi një marrëveshje prej 305 milionë funtesh u arrit me Mike Ashley dhe u nënshkrua nga Premier Liga të enjten.

Është raportuar se analistët financiarë kanë llogaritur se pronarët e rinj të Newcastle do të jenë në gjendje të shpenzojnë mbi 200 milionë funte për të forcuar skuadrën e tyre në tre vitet e ardhshme, pa shkelur rregullat e Fair Play Financiar.

“CalcioMercato”, tani raporton se ata po shikojnë mundësinë për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit 28-vjeçar.

Ndonëse mund të përballen me konkurrencë të ashpër për sulmuesin argjentinas për shkak të rivalitetit me Tottenhamin dhe Juventusin, Newcastle United ka gatishmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte.

Icardi fillimisht u bashkua me PSG-në në formë huazimi në vitin 2019, pasi shënoi 124 gola në 219 paraqitje për Interin në Serie-A.

Në kryeqytetin francez, ai është përballur me konkurrencë të fortë me emra si Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë Icardi ka shënuar 36 gola në 72 paraqitje deri më tani..

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey