Neziri: Bujar Osmani pret datën për negociata, si fëmijët babadimrin e Vitit të Ri për dhurata (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i quan joserioze deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Shkupit lidhur me datën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, shkruan gazeta LAJM.

“Premtimet e kësaj qeveria gjithmonë kanë qenë joserioze. Premtonin se më 14 dhjetor do të marrin datën, por kur e panë se nuk mund ta marrin ata ranë edhe në nivel të fëmijëve duke thënë se data do të merret me 31 dhjetor sikur fëmijët që presin nga babadimri dhuratat që ju dhuron. Me këtë paraqitje ata tregojnë se janë joserioz dhe se nuk kanë asnjë ide se kur mund ta marrin datën”, tha deputeti i ASH-së, Adnan Neziri, në një prononcim për gazetën LAJM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey