Nga Australia flet Babai i Veton Musait: Krushkun vrasës dy herë e kam takuar…!

Alil Musai, babai i Vetonit djalit me origjina nga Struga që u vra nga vjehrri në 31 dhjetor ka treguar raportin e tij me krushkun Osman Shaptafaj. “Dy herë e kam takuar në kaq shumë vite në Australi, por në asnjë rast nuk jam kam dhënë dorën” – thotë Alil Musai.

“Vajza e tij Lindita, që ishte edhe nusja e djalit tim ishte dhunuar prej tij dhe kishte 7 vjet ose më shumë, që nuk kishte kontakt”- tha Alil Musai përmes një lidhjeve me emisionin e ri në Top Channel “Shqëria live”.

Sipas tij, Linditën ai e konsideronte si vajzën e tij, teksa thotë se me të ëmën e saj dhe vëllain Arbenin kishte hyrje-dalje dhe pas tragjedisë që i ka pllakosur e kanë forcuar miqësinë. “Lindita solli dritë në shtëpinë tonë” – tregoi ai, ndërsa shton se Vetoni dhe Lindita kishin ndërtuar jetën e tyre, por Osman Shaptafaj ua preu në mes.

Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën. Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit. Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë.

Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë i thashë. Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm.

Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj” – tha Alil Musai.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey