Nga hapja e kufijve tek turizmi e transporti publik, Rama flet për vendimet e forta

Teksa shpjegoi planin e rihapjes së vendit dhe rrezikut që ky proces ka për qytetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për hapjen e kufijve.

Rama tha në “Opinion” se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësor me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësor me Greqinë dhe Kosovën, malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë, që janë në anën tjetër të kufirit. Natyrisht që kufiri me Kosovën është kufiri me një pjesë tjetër të qytetarëve shqiptarë. Ne sot mund të sjellim në Shqipëri turistë më shumë se çdoherë tjetër. Kërkesat janë të pafundme nga vendet që përmende, Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim?! Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore”.-tha Rama.

Kryeministri duke folur për sezonin turistik tha se këtë vit janë shqiptarët ata që s’do lejohen të shkojnë asgjëkundi.

“Nëse do kemi sezon turistik, por ne do kemi se kemi detyrim për operatorët turistikë ta themi, shqiptarët do e kenë të pamundur të shkojnë të bëjnë pushime jashtë. Ne duam që bregdetin t’ja vëmë në dispozicion shqiptarëve nga të katër anët ku janë”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey