Nga jeta luksoze tek krimi si në filma/ Pse i mbylli sytë Britania për bosin shqiptar të drogës (FOTO)

“Dailymail” i rikthehet vrasjes së bujshme të Flamur Beqirit në Londër në vigjiljen e Krishtlindjes përpara familjes së tij, me një artikull, i cili titullohet “A e ka mbyllur Britania njërin sy përpara këndit të lojërave të një gangsteri në pragun e derës së familjes mbretërore?

Lordi shqiptar I drogës, thotë e përditshmja britanike u vra vetëm pak metra larg shkollës së princit George dhe princeshës Charlotte. Goditja e 36-vjeçarit u krye me efikasitet të pamëshirshëm, vazhdon shkrimi, tamam si në një nga ato ekzekutimet që shihen nëpër filmat e Hollivudit.

Beqiri, që e përshkruante veten si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea, kur atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar pesë herë mbi të, një pjesë ne kurriz, dhe pastaj nga afër, e goditi edhe me një plumb në kokë.

Ai mbeti i shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa e shoqja, Debora Krasniqi, thërriste për ndihmë. Emigranti me origjinë shqiptare vetëm përpara një dekade ishte përmendur si njëri prej njerëzve më të kërkuar në Suedi, vendi ku praktikisht qe rritur, e ku rezultoi të kishte qenë kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të marijuanës.

Shqiptari u arratis për dy vjet, por në fund u vetëdorëzua në policinë suedeze, ku pas një ndalimi të shkurtër dhe disa lojërave të çuditshme ligjore, akuzat për trafik droge ndaj tij dhe u padit për shkelje më të vogla, çka i lejoi t`ia hidhte paq vetëm me një dënim të pezulluar dhe një gjobë.

Sipas disa burimeve të cituara nga “Dailymail”, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij iu rikthyen tregtisë së tyre kriminale, por u gjendën në mesin e një grupi të bandave rivale. Situata u përshkallëzua dhe një prej miqve të tij u vra. Por Beqiri asokohe ishte zhvendosur tashmë në Londër. Ai u bë që në 2015-tën rezident në kryeqytetin britanik, por edhe këtu kishte vazhduar të merrte kërcënime me vdekje.

Beqiri ishte një djalë simpatik e shumë elegant dhe kishte qasje ne rrethe të larta shoqërore. Por përse e lejoi ministria e brendshme, shkruan gazeta, këtë person me precedent penalë, që njihej për lidhjet me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, që të shpërngulej në Mbretërinë e Bashkuar? Nga mendonin autoritetet që vinin paratë e tij, me të cilat financonte një jetesë tejet luksoze, dhe përse u lejuan ai, dhe bashkëpunëtorët e tij që të krijonin një rrjet biznesesh të errëta në Angli, përmes të cilave lëviznin sasi gjigande parash.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey