Nga Kosova në Hagë dhe dorëhiqet nga posti i ‘ëndrrave’ për mos ta thënë asnjë fjalë

Ramush Haradinaj që ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës dhe ka marrë rrugën nga Prishtina për në Haga, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme para hetuesve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, shkruan Insajderi.

Haradinaj menjëherë pasi ka dalur nga intervistimi i hetuesve, ka thënë se nuk u është përgjigjur në asnjë pyetje. Ka thënë se më këshill ligjore ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet.

“Jam paraqit për me kry obligimin ligjor. Kam pranu këshillën ligjore për mos me u përgjigj, kam kry obligimet në bazë të ligjit”, ka deklaruar Haradinaj pas përfundimit të pyetjeve të hetuesve.

Ai ka thënë se nuk e din se për çfarë çështje është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Jo nuk e di për çfarë jam ftuar”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeminstrit. Kishte thënë se si kryetar i Qeverisë së Kosovës nuk dëshiron të pyetet nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, Haradinaj ka insistuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë duke thënë se nëse nuk ngritët aktakuzë ndaj tij do të kandidojë për kryeministër të Kosovës.

Për këtë post Haradinaj kishte shprehur admirim disa herë, duke shprehur haptazi dëshirën që të bëhet kryeministër i Kosovës. Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga ky post edhe në të kaluarën për shkak se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Tribunali i Hagës. /Insajderi.com

The post Nga Kosova në Hagë dhe dorëhiqet nga posti i ‘ëndrrave’ për mos ta thënë asnjë fjalë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 24, 2019 2:46 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146955
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit