Nga mesnata çmime të papërballueshme të naftës në Maqedoni

Nga mesnata pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Sipas paralajmrimeve të portalit gorivo.mk, benzina dhe dizeli do të shtrenjtohen për 9 denarë, përcjell INA.

Me këtë, benzina do të shtrenjtohet për 9 denarë, që do të thotë nga 95 denarë për litër do të shkoj në 104 denarë për litër. Eurosuper 98 do të shitet nga 97 sa është në 107 denarë për litër.

Ndërsa, edhe dizeli do të shtrenjtohet për 9 denarë, ashtu që nga 86 denarë për litër do të shkojë në 95 denarë për litër.

Çmimi i gazit do të ngelet në 51 denarë, por edhe kjo do të varet nga kompanitë dhe pompat e benzinës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey