Nga nesër roamingu më i lirë në vendet e rajonit, nga 1 korriku 2021 hiqet plotësisht!

Çmimi i Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor nga nesër do të jetë më i ulët 9-35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun.

Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara, thotë Koha.net. Nga 1 janari i vitit 2020 ndryshon mënyra e përllogaritjes së shpenzimit roaming. Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor (që aktualisht paguan në komunikacionin e vendit) plus kompensimi për roaming.

Nga 1 korriku i vitit që po hyn parashikohet ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 do të vijë heqja e plotë e tarifave për roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshjen rajonale për roamingun e nënshkruanm në prill të këtij viti në Beograd përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, BeH, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey