Nga puthja me liderin tek falja, dalin fotot e fundit të gjeneralit të vrarë

Gjenerali Kasem Sulejmani u vra të premten e 3 janarit nga forcat amerikane, por vrasja e tij ka hapur shumë debate dhe ka ndezur tensionet mes Irakut dhe SHBA-së.

E ndërkohë teksa kanë kaluar vetëm 3 ditë nga vdekja e gjeneralit, në mediat e huaja janë publikuar disa nga fotografitë e fundit të Sulejmanit.

Në foto shfaqet duke u lutur sëbashku me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut.

Kujtojmë që përpos Irakut që ka deklaruar se do të ketë hakëmarrje të ashpër kundër SHBA-së, edhe lideri i Hezbollah ka sqaruar se Amerika pas vrasjes së gjeneralit do të ‘paguajë çmimin’.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey