Nga titulli deri te mbijetesa: La Liga përfundon sot

Dy xhirot e fundit në La Liga janë vendosur që të luhen në të njëjtin orar, prandaj sot me fillim nga ora 18:30 do të vendoset gjithçka sa i përket fituesit të La Ligas.

Një nga kampionatet më të mira në botë, La Liga, do të përfundojë sot pasi luhet xhiro e 38-të, shkruan lajmi.net.

Atletico Madrid ka gjithçka në duart e veta për t’u kurorëzuar kampion,derisa Real Madrid duhet të presë gabimin e këtyre të fundit.

‘Los Colchoneros’ do të luajnë ndaj Real Valladolid dhe iu nevojitet vetëm fitorja për t’u shpallur kampion, sigurisht nëse Real Madrid nuk arrin që të arkëtojë ndonjë pikë.

Në anën tjetër, ‘Los Blancos’ kanë përballë një kundërshtarë shumë të vështirë, pikërisht finalistin e Ligës së Evropës, Villarrealin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey