Ngadhnjim Alili – kandidat i PDSH-së për këshilltar komunal në Tetovë

PDSH ka nisur me promovimin e kandidatëve për këshilltarë komunal në komunën e Tetovës, që do të garojnë më 20 gusht.

Një nga kandidatët në krye të listës është Ngadhnjim Alili nga Poroji, i cili radhitet i dytë në listë.

Ai i takon gjeneratës se re ku në jetën private është afarist i sukseshëm. Ai gëzon autoritet në fshatin Poroj dhe më gjërë.

I pyetur se çfarë e ka shtyrë që t’i çaset politikës si një nga profesionet më delikate pa u hamendur thotë: “Duke parë neglizhencën e autoriteteve komunale ndaj problemeve të qytetarëve që ballafaqohen në komunën e Tetovës saqë çdo kënd e nxit për t’u inkuadruar në politikë, e lëre më një të rinj si unë. Unë do të jem zëri i tyre në Këshilllin e ardhshëm komunal.”

Ai po ashtu thotë se ideja për tu kandiduar ka qenë edhe nga bashkëmoshatarë të tij, që po ashtu janë pjesë e kësaj liste.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey