Ngjallen dyshimet, a janë bashkuar sërish Nora dhe Roberti ?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ende janë personazhet më të komentuara.

Para 2 vitesh përmes një statusi në rrjete sociale, Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi. Ai postoi një foto dhe falenderoi me këtë rast Norën për gjithë momentet që kishin kaluar bashkë e që i solli në jetë një vajzë.

“Nëse nuk ka më dashuri mes një çifti, nuk do të thotë që ta bësh armik e t’i kthesh shpinën. Bënuni pozitivë e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë që s’ju do të mirën, se asgjë nuk ndodh. Përmes këtij postimi, noraistrefi e falënderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006. Noriq – T’kom borxh tan jetën. I wish you all the best”-shkroi Robert Berisha në statusin e tij.

Pas këtij momenti dyshja vendosën të jetonin në shtëpi të ndara, por janë takuar shpesh me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre. Madje para pak ditësh ata u bënë bashkë në një skenë, për të performuar në një nga clubet e natës në Prizren.

Por siç duket Nora dhe Roberti nuk e kanë lënë me kaq, sepse sipas “Panorma Plus” miqtë e tyre thonë se këngëtarët po përpiqen të rindërtojnë martesen. 2 vite pas ndarjes së bujshme, duket se zjarri i dashurisë nuk është shuar plotësisht tek ta, ndaj Nora dhe Robert mendojnë të rikthehen sërish bashkë. Gjithashtu miqtë e tyre thonë se Nora është arsyeja pse Roberti nuk dëshiron të deklarohet publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

Se sa e vërtetë do të jetë kjo pritet ta shohim me kalimin e kohës. E sigurt është që edhe fansat e çiftit do të donin shumë që t’i shihnin sërish bashkë Norën dhe Robertin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey