Ngjarje e rëndë/ Dy persona plagosin me thikë një polic në mes të qytetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku raportohet se dy persona kanë plagosur me thikë një efektiv policie.

Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit R.M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey