“Ngrin” shembja e ndërtesave, Prokuroria urdhëron Bashkinë: Asnjë veprim pa ne

Sharing is caring!

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej disa ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin të martën e shkuar, organi i akuzës i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.

Kërkesa e parë mban datën 27 nëntor dhe e dyta 2 dhjetor. Një ditë më parë në media u ngrit shqetësimi se me prishjen e objekteve po prishen edhe provat materiale për vënien para përgjegjësisë së personave që kanë kryer ndërtimet me probleme.

Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve. “Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë: 1. Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime. 2. Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve. 3. Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti”.

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion. Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.

Sharing is caring!

Loading...
shares