Ngritën 103 aktakuza për 122 persona brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sa i përket numrit më të madh të aktakuzave dhe ndalimeve, prinë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale si: “Vjedhje e shërbimeve komunale, Lëndim i lehtë trupor dhe Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Raste të ngritjes së aktakuzave dhe ndalimeve ka pasur edhe në Prokurorin Themelore nëpër komunat e tjera si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. /Insajderi.com

The post Ngritën 103 aktakuza për 122 persona brenda 24 orëve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 3:26 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148046
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit