Ngritet padi ndaj ish-sekretarit të Qeverisë, keqpërdori qindra mijëra euro

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi ndaj ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovskit dhe 6 personave të tjerë. Me veprimet e ndërmarra nga Rashkovski, me ndihmën e të akuzuarit të gjashtë dhe të shtatë, shtetit i kanë shkaktuar dëm mbi 1 milione 300 mijë denarë.

“I akuzuari i parë, si person zyrtar, e ka shfrytëzuar autorizimin zyrtarë – duke nënshkruar Marrëveshje autoriale me persona fizik, edhe pse e ka ditur se i akuzuari i gjashtë dhe i shtatë nuk i kryejnë obligimet e tyre të punës në pajtim me Marrëveshjet e nënshkruara, megjithatë ju ka paguar honorare mujore. I akuzuari i gjashtë dhe shtatë, në pajtim me Marrëvshjen që e kanë pasur me të akuzuarin e parë për ndarje të mjeteve financiare, kanë tërhequr një pjesë nga fondet e paguara në para të gatshme, me qëllim që të ja japin të akuzuarit të parë. Me këto veprime buxhetit të shtetit i është bërë dëm mbi 1.320.000,00 denarë”, theksoi Prokuroria, përcjell Shenja.tv.

Rashkovski siç thuhet në kumtesën e prokurorisë paratë që kanë rrjedhur nga vepra penale, i ka përdorur për shlyerjen e kredive të tij para kohe, duke paguar llogaritë e tij personale dhe të antarëve të familjes së tij. Kryeministri Zoran Zaev pati thënë se konsideron që Rashkovski nuk ka abuzuar me pozicionin e tij dhe ka kryer prokurime publike të pastra si kristali.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey