Ngritja e” FBI” shqiptare/ Çfarë duhet të dimë për Byronë Kombëtare të Hetimit?

Pasi tashmë është drejt finalizimit edhe puna për ngritjen e SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), vëmendja po fokusohet tek organizimi dhe ngritja e strukturës së BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) e cilësuar ndryshe edhe si një lloj FBI-je amerikane.

Por çfarë është në të vërtetë kjo strukturë kaq shumë e përfolur? Byroja Kombëtare e Hetimit, mund të konsiderohet pa frikë si “dora e hekurt” e Strukturës së Posaçme Antikorrupison. Ajo do të jetë një lloj strukture e specializuar e policisë gjyqësore e cila do të përbëhet nga hetues dhe oficerë të trajnuar e përgatitur nga shërbimet amerikane. Në përbërje do të ketë plot 60 hetues dhe një drejtues të saj.

Të gjithë këta hetues do të marrin eksperiencën më të mirë perëndimore, dhe do të kenë në dispozicion edhe mjetet më të sofistikuara e të modernizuara të hetimit. Është thënë edhe në mënyrë publike se përpra fillimit të punës së tyre keta hetues do të duhet të kalojnë atë që njihet si “makineria e së vërtetës”. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një kontroll i imtësishëm e i detajuar i gjithë figurës së tyre profesionale, aspektit familjar, por edhe të gjitha burimeve të tyre financiare në mënyrë që të mos ekzistojë më tutje asnjë dyshim apo aludim rreth punës së tyre.

Sipas dispozitave të Ligjit për SPAK ngritja e kësaj strukture të specializuar do të kërkojë afro 6 muaj, ndaj deri atëherë do duhet të presim dhe të shohim sesa realisht do të zbatohen dhe do të jenë efektive të gjitha këto pritshmëri parashikime mbi punën e BKH-së

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey