Nigeriani Xhimi kandidat në komunën e Shtipit në Maqedoni

Nigeriani me shtetësi të Maqedonisë, Simon Polikarp i njohur me nofkën Xhimi sërish ka kandiduar për kryetar të Shtipit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai tashmë 40 vite jeton në Maqedoninë e Veriut, ku është i martuar me Biljanën dhe bashkë me dy fëmijët e tyre jeton në qytetin e Shtipit.

Xhimi edhe në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i partisë Integra. Ai është një personalitet shumë i respektuar në këtë komunë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey