Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite. Në pjesën e dytë të ditën pritet mot i kthjellët. Për herë të parë në zonat veriore dhe verilindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 0ºC deri në 7ºC, në zonat e ulëta nga 5ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 9°C në 15ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.