Nisin arrestimet/ Masakra në Tomor, policia aksion ndaj shfrytëzuesve të malit

Në kuadër të Luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorrit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor, policia në Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, ka ndërmarrë një operacion në të gjithë malin.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 33-vjeçari M.S,banues në Berat. Ai është kapur nga forcat e policisë në fshatin Novaj në Skrapar,duke qarkulluar me mjetin me targa AA 2350 P,të ngarkuar me pllaka guri dekorativ,në kundërshtim me ligjin .

Po kështu, policia konfirmon se, në kuadër të këtij operacioni ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me iniciale L.L,banues në Tiranë. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e këtij shtetasi, ndërkohë që konfirmohet zyrtarisht se policia po vijoj punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, që vijojnë të punojnë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorrit, duke shfrytëzuar zonën e Novajt për nxjerrjen e gurit dekorativ.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pēr veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore”.

Prej disa muajsh firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit kanë punuar natën dhe në fshehtësi për nxjerrjen e pllakave të gurit në Novaj.

Por,prej datës 19 Dhjetor 2019 të gjitha firmave të gurit në Malin e Tomorrit u janë hequr liçensat dhe prej asaj dite ata quhen “të kundraligjshëm” në ushtrimin e këtij aktiviteti.

Prej muajsh,forca të shumta policie kanë qënë çdo ditë në të gjitha rrugët,hyrëse dhe dalëse,në malin e Tomorrit për të ndaluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ,që kanë pretenduar se duhet të vijojnë punën,pasi fituan gjyqin në Gjykatën Administrative.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey