Nisin reshjet e borës në disa zona, ARRSH raporton për situatën e rrugëve në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione zyrtare mbi situatën në disa akse rrugore pasi në disa zona kanë nisur reshjet e borës. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

Rajoni Verior
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë
Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey