Nisma aplikon taktikë diktatoriale: Piu kafe me “armikun”, shkarkohet zyrtari i lartë

Pak ditë pasi që Sherif Fejzullahu, kishte pirë kafe me tashmë të larguarin nga Nisma, Bajram Hasanin, qeveria e shkarkoi nga posti i drejtorit të Këshillit për Konsumatorin që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

MTI e udhëhequr nga Endrit Shala i ka kërkuar qeverisë shkarkimin, e Fejzullahut. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e mori vendimin për shkarkimin e tij me 19 korrik.

“Vendimi bazë ndryshohet dhe plotësohet: Sherif Fejzullahu kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit zëvendësohet me Plator Gërdofci”, thuhet në vendim.

Para se të shkarkohej. Sherif Fejzullahu kishte pirë kafe me Bajram Hasanin, dhe fotografin ënga takimi e kishin publikuar në Facebook.

“Kafen e mëngjesit sot e piva bashkë me kryetarin e Këshillit pë Mbrojtjen e Konsumatorit në Republikën e Kosovës, z.Sherif Fejzullahu. Fejzullahu ka qenë deri sot anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, anëtar i Kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Dardania’ “, shkruante Hasani.

The post Nisma aplikon taktikë diktatoriale: Piu kafe me “armikun”, shkarkohet zyrtari i lartë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 30, 2019 3:36 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147729
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit