Nisma për referendum, Xhaferi ende nuk është deklaruar

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ende nuk është deklaruar në lidhje me iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën javën e kaluar VMRO – DPMNE e dorëzoi në Kuvend. Agjencia MIA duke u thirrur në burime parlamentare, ka publikuar se, Xhaferi ka pranuar iniciativën dhe pritet që gjatë ditës të vlerësojë nëse është në rregull. Të pyetur për qëndrim, nga kabineti i Xhaferit nuk i kanë mohuar e as nuk i kanë pohuar informatat e këtilla, raporton Klan M.

“Të nderuar, ende nuk kam informata nga ana e kryetarit në lidhje me iniciativën. Sa po të marrë info, menjëherë do t’ju informojë” – thonë nga kabineti i Xhaferit.

Në rast se, Xhaferi vlerëson që iniciativa është në rregull, atëherë duhet t’ua dërgoj Komisionit Juridiko – Ligjvënës dhe atij për Sistem politik. Sipas rregullores për punë të Kuvendit, këto komisione në afat prej dy ditësh duhet të shqyrtojnë nëse iniciativa është në rregull. Nëse miratohet nga komisionet, atëherë kryeparlamentari duhe..

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ende nuk është deklaruar në lidhje me iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën javën e kaluar VMRO – DPMNE e dorëzoi në Kuvend. Agjencia MIA duke u thirrur në burime parlamentare, ka publikuar se, Xhaferi ka pranuar iniciativën dhe pritet që gjatë ditës të vlerësojë nëse është në rregull. Të pyetur për qëndrim, nga kabineti i Xhaferit nuk i kanë mohuar e as nuk i kanë pohuar informatat e këtilla, raporton Klan M.

“Të nderuar, ende nuk kam informata nga ana e kryetarit në lidhje me iniciativën. Sa po të marrë info, menjëherë do t’ju informojë” – thonë nga kabineti i Xhaferit.

Në rast se, Xhaferi vlerëson që iniciativa është në rregull, atëherë duhet t’ua dërgoj Komisionit Juridiko – Ligjvënës dhe atij për Sistem politik. Sipas rregullores për punë të Kuvendit, këto komisione në afat prej dy ditësh duhet të shqyrtojnë nëse iniciativa është në rregull. Nëse miratohet nga komisionet, atëherë kryeparlamentari duhet që në afat prej tre ditësh të njoftojë VMRO – DPMN-në që të fillojë me mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve. Nëse dokumenti nuk miratohet nga komisionet, atëherë Xhaferi duhet që iniciativën ta vendosë në rend dite në seancën e ardhshme plenare dhe deputetët të deklarohen.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha të hënën se, në rast se ka ndonjë pengesë për iniciativën për referendum, janë të gatshëm të korrigjojnë dhe do ta dorëzojnë në atë formë që është e pranueshme vetëm që të jetë e suksesshme procedura, duke shtuar që për to është i rëndësishëm thelbi dhe jo formaliteti.

Arsyeja pse mund të refuzohet iniciativa, është se ajo është dorëzuar me emrin Republika e Maqedonisë dhe jo me emrin e ri të shtetit.

Ndryshe, për të qenë referendumi I suksesshëm duhet që të dalin 50% e votuesve të regjistruar në vend apo së paku 910 mijë plus një qytetarë të votojnë “për”.

Loading...