Një femër dhe një mashkull humbin në fshatin Strazh të Kaçanikut

Vazhdon ndotja në kryeqytet, qytetarët po thithin ajër të pashëndetshëm

Dy persona janë zhdukur sot në fshatin Strazh të Kaçanikut

Sipas burimeve të Indeksonline dy personat e zhdukur ishin pjesë e një grupi për ‘Hiking’ , më pas janë ndarë prej tyre dhe tashmë rezultojnë të humbur.

Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një femër dhe një mashkull.

Pjesëtarë të policisë, FSK-së dhe të zjarrfikësve janë duke bërë kërkimin e tyre prej disa orësh në mënyrë që të gjejnë të dy personat që kanë humbur në Brezovicë.

Ndryshe Brezovica është një prej vendeve më të frekuentuara të Kosovës gjatë dimrit. Bukuritë e kësaj ane bëjnë që njerëz brenda dhe jashtë Kosovë të zgjedhin t’i kalojnë vikendet pikërisht aty.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey