Një femër e një mashkull sulmohen brutalisht në një lokal në Prishtinë

Dy persona, një mashkull edhe një femër janë sulmuar brutalisht dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se brenda në një lokal ishin sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët më parë kishin pasur një problem.

Si pasojë e rastit dy viktimave të rastit iu ka ofruar tretmani mjekësor ndërsa janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj.

Nga të njëjtit janë konfiskuar, një pistoletë me 12 copë fishek për të cilën posedohej leje dhe një pistoletë plastike (lodër).

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey