Një fëmijë plagoset me kapsollë, drejt Tiranës për mjekim të specializuar (EMRI)

Një 9-vjeçar është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë. Mësohet se i mituri është djali i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd. I mituri ka qënë duke luajtur më kapsolla, e cila i ka shpërthyer në dorë duke i shkaktuar edhe lëndime.

9-vjeçari është dërguar menjëherë për ndihmë në spitalin e Librazhdit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë një mjekim më të specializuar.

Nuk dihet ende se si e ka siguruar i miturit kapsollat pasi këtë vit të ri, bëhen dy vite që nga momenti kur lëndët piroteknike u ndaluan me ligj. Në Shqipëri nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. E vetmja mënyrë për t’i siguruar është e paligjshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey