Një hajdut ndryshe/ Hyn në restorant për të vjedhur, gatuan për veten dhe fle tre orë gjumë (FOTO)

Një hajdut krejt ndryshe nga ata që ndodh shpesh të shkruash, apo të zbulohen nga Policia. Ky për të cilin bën fjalë ky shkrim ka hyrë në restorantin “Taco Bell” në Gjeorgji dhe ka ngrënë disa ushqime, Madje i pashqetësuar për vjedhjen që po bënte, ka përdorur edhe pajisjet e kuzhinës për të gatuar vetë një vakt që më pas e ka konsumuar.

Ndër të tjera nga videoja dhe fotot shihet që hajduti është edhe i përgjumur, saqë pasi konsumon ushqimin ai shtrihet, merr një sy gjumë për tre orë me radhë dhe pastaj ngrihet e largohet nga vendngjarja.

Përmes këtyre pamjeve të publikuara nga vetë departamenti i Policisë synohet të gjendet dhe të bëhet identifikimi i hajdutit edhe nga çdo qytetar që shikon këto pamje.

“Pasi hyn në reastorant ai shihet nga kamerat duke përdorur tiganët për të bërë vetë një vakt dhe pastaj e ha”- tha policia në një deklaratë ditën e djeshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey