Një i ri nga Prishtina pretendon se Policia ia theu dorën

Kohëve të fundit janë shtuar ankesat e qytetarëve për dhunë nga Policia.

Një rast dhune ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Një 21 vjeçar me inicialet Sh.B, pretendon se i është thyer dora nga një zyrtar policor.

I riu ka treguar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës “Te qafa”.

Sh. B tregon se kishte dalur me disa shokë të tij. Ata ishin ndalur për ta parkuar veturën në oborrin ku gjendet ATK. Nga aty kishte dalë polici i cili kujdeset për sigurinë e objektit dhe u ka thënë se është e ndaluar të parkohen aty. Kur i riu ka shkuar të bisedojë me policin dhe t’i thotë se nuk ka ndonjë shenjë ndalimi, polici e ka futur në korridorin e ndërtesës dhe duke tentiuar të ia marrë telefonin, pretendon se ia ka thyer dorën.

Ai madje për këtë ka ofruar edhe dëshmi raportin mjekësor ku konstatohet se i është thyer dora.

Sh. B pas kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është udhëzuar që me autoambulancë të dërgohet në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

“U kon ni polic që u kon tu e ru objektin e ATK-së, përball “Kafeve të vogla”. Një shok i jem e ka parku aty kerrin edhe polici na ka thon që s’bon me lon kerrin aty. Unë i thash atij shokut tem çoje ma poshtë kerrin ke ni ven me parku ku s’pati as tabelë, as parking i rezervum as kurgjo polici tha jo as aty s’bon ecni prej ktuhit. Unë i thashë po ecim veç tregom pse se ajo është pronë publike edhe më ka thon hajde mrena jom hi me to në objekt të ATK. Në korridor kam pa sjellje shumë arrogante edhe e kom lëshu telefonin me incizu. Ai në atë moment ma ka kap telefonin edhe u munu me ma fshi videon. Unë i thashë kthema telefonin s’ki të drejt me ma marrë, aty ma ka kap dorën polici ma ka shtrengu shumë edhe ma ka thy”, ka rrëfyer 21 vjeçari për Reporteri. net.

Ai ka treguar se më pas është dërguar në Stacionin Qendra ku sjellja e policëve sipas tij ka qenë shumë korrekte.

“Po ma kanë thirrë ambulancën, jom shku e kom vnu gipsin jom kthy e kom shkru ankesën për Inspektorat edhe ma kanë shkarku videon në cd edhe i kan çu në Inspektorat”, ka treguar ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey