Një i vrarë dhe 14 të plagosur

Policia gjermane tha se një grua ka vdekur nga djegiet, ndërsa 14 persona u plagosën në një shpërthim në një festival në një fshat në Gjermaninë perëndimore.

Pesë persona të tjerë janë në rrezik jete, katër prej tyre janë me djegie të rrezikshme për jetën dhe një ka pësuar sulm në zemër.

Policia është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit në festivalin Freudenberg.

Sipas agjencisë DPA, duket se vaji nga tigani i madh shkaktoi një shpërthim në një lokal ‘Bakes fest’ ku morën pjesë rreth 100 persona.

‘Bakes fest’ është një festë vjetore e fillimit të furrës tradicionale të vjetër në fshat.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 9, 2019 2:36 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=149002
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit