Një iranian kapet afër rezidencës së presidentit Donald Trump, çfarë kishte në makinë (FOTO)

Një shtetas iranian, i armatosur me thika dhe hanxhar u ndalua nga policia në Palm Beach të Floridas dhe më pas skuadra e bombave kontrolloi makinën e tij në aeroportin pranë.

I dyshuari, Masoud Yareioeill Zoleh, u arrestua nga policia në urën “Flagler Memorial” dhe gjatë kontrollit iu gjetën 22 mijë dollarë cash, thika dhe një hanxhar. Ai u ndalua nga 3 efektivë të distriktit të Palm Beach dhe 2 policë, pjesë e një departamenti tjetër.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi zyrtarë iranian ofruan një shpërblim 80 milionë dollarë për vrasjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vendi ku u arrestuar shtetasi amerikan ndodhet rreth 5 km larg rezidencës verore Mar-a-Lago të presidentit Trump. Sipas raporteve kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ndodhej në rezidencë gjatë këtij incidenti.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey