Një këmbësor aksidentohet nga një vetur në Prishtinë

Vetura go.det këmbësorin në Prishtinë.

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime trupore.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey