Një mbrojtës dietetik kundër kancerit të gjirit është një gotë me 100% lëng të rrushit të zi

Sharing is caring!

Përderisa faktorët si mosha dhe herediteti kontribuojnë në mënyrë të theksuar në favor të sëmundjes, po ashtu edhe mënyra e jetesës dhe zgjedhjet ushqimore luajnë një rol të veçantë. Një mbrojtës dietetik kundër kancerit të gjirit është një gotë me 100% lëng të rrushit të zi.

Sipas një studimi të ri përbërësit natyral në lëngun e rrushit mbrojnë qelizat e shëndosha të gjirit nga dëmtimet e ADN-së, transmeton KosovaToday.

Qelizat e shëndosha të gjirit janë ekspozuar në një ambient karcinogjen, benzo(a)pyren, që është në gjendje të inicojë një zinxhir procesesh që çojnë drejt kancerit të gjirit. Megjithatë, prania e përbërësve të lëngut të rrushit bllokoi lidhjen e karcinogjenit me ADN-në e qelizave të shëndosha.

Përbërësit e rrushit të zi kanë treguar aftësi të inhibojnë paraqitjen e formacionit të ADN-së si dhe të rrisin aktivitetin e enzimës e cila metabolizon dhe detoksikon karcinogjenët dhe ndërpret shkaktarët oksidues të kancerit.

Në bazë të këtyre të dhënave, antocianinet e pranishme në lëngun e rrushit si dhe disa lëngje dhe fruta tjera meritojnë studim të mëtutjeshëm rreth potencialit kemo-preventiv të tyre nga kanceri i gjirit.

Ky studim këshillon se lëngu i rrushit mund të jetë i vlefshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të gjirit, duke penguar stresin oksidativ dhe duke inhibuar dëmtimin e ADN-së së qelizave që mund të nxisin zhvillimin e kancerit, ose të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit, duke zvogëluar shumimin e qelizave kanceroze.

Dietat e larta me antioksidues natyror janë shoqëruar me rrezik të reduktuar nga disa lloje të kancerit. Në të njëjtën kohë pirja e lëngut të rrushit mund të jetë e mirë për zemër sikurse edhe vera e kuqe.

Kështu lidhshmëria ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe shfaqjes së kancerit të gjirit që paraqet shqetësim për disa gra, pra pirja e 100% e lëngut të rrushit, mund të ndihmojë zemrën tuaj dhe ndoshta shëndetin e gjirit tuaj. /KosovaToday/

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey