Një ministër dorëhiqet sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e Partisë Liberal Demokratike (PLD), Goran Milevski, sot pritet të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri.

Milevski theksoi për MIA-n se po largohet për arsye personale dhe partia e tij deri në fund të javës pritet të propozojë kandidatin e ri për ministër, përcjell INA.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve. “Është e përjashtuar mundësia që të jetë një nga deputetët”, tha Milevski.

Një pjesë e mediave bënë të ditur se edhe Milevski do të largohet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, e një nga kandidatët që do ta zëvendësonte është nënkryetarja aktuale Monika Zajkova, e cila deklaroi se nëse merr mbështetjen e duhur nga organet e partisë, ajo do të jetë e nderuar të mbajë pozitën kryetare e PLD-së.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019. (INA)

Goran Milevski

Loading...