Një nga makinat e djegura mbrëmë në Shkup është e prokurorit të njohur

Një nga makinat që u dogj mbrëmë në një lagje të Shkupit është në pronësi të prokurorit Gavril Bubevski, mëson “A1on”.

Bëhet fjalë për një “Skoda” me regjistrime të Shkupit, e cila ka qenë e parkuar në trotuar, pranë barakave të NP “Rrugë dhe rrugica”.

“A1on” tentoi të kontaktojë me Bubevskin, por ai nuk iu përgjigj telefonatave. Makina e tij ka marrë flakë pasi zjarri është përhapur nga një makinë tjetër. Sipas informacioneve fillestare, vetura e Bubevskit është prekur vetëm nga pjesa e pasme.

Ministria e Brendshme thotë se zjarri është raportuar një orë pas mesnate. Fillimisht ka marrë flakë një Nissan me targa Shkupi. Vetura e dytë, e cila është e prokurorit Bubevski, ishte pjesërisht e uzurpuar. Barakat e ndërmarjes janë djegur plotësisht. Deri tani nuk dihet se cili ishte shkaku i zjarrit.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey