Një “non paper” për Shqiptarët e Maqedonisë

Muhamer Pajaziti

Dhjetëra “none paper” po qarkullojë këtyre ditëve në mediat e rajonit për një grusht serbësh që jetojnë në Kosovë.

Këto dokumente jo formale po lansohen gjoja nga diplomat të huaj si balona provues para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Çuditërisht për 5 qind serb në Kosovë, të cilët i gëzojnë të drejtat si askund në botë dhe janë të diskriminuar pozitivisht gjithë ky interesim mbarë botëror.

Po synohet të lihet përshtypja se pasardhësit e Kasapit të Millosheviqit së bashku me Rusinë qenkan faktor të rëndësishëm në gjeopolitikën botërore, e shqiptarët me dy shtete dhe aleatët SHBA- Gjermani qenkan askushi.

Për serbët kërkohet autonomi politike, ekonomike, kulturore e shumçka tjetër, e për Shqiptarët e Maqedonisë që realisht janë mbi 40 për qind nuk flet askush.

Këto standarde të dyfishta nuk do të sjellin stabilitet në rajonin e Ballkan it.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta thotë të vërtetën për Shqiptarët etnik në Maqedoni, të cilët mbajnë gjallë ekonominë e vendit, ndërsa janë të shkelur dhe të gjobitur për ditë.

Faktori ndërkombëtarë duhet ta thotë fjalën e fundit, o barazi o ndarje.

Maqedonia nuk mund të mbijetoj me politikanë që mbështesin huliganët, i bëjnë favore Serbisë për një kuti vaksina, e diasporën shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi, të cilët janë kontribuesit më të mëdhenjë të shtetit io shohin si rrezik.

Shkaku i shqiptarëve Maqedonia nuk ka bërë regjistrim të popullsisë për njëzet vite më rrallë.

Shqiptarëve nuk u jep nenshtesinë, shqiptarët i gjykon në mënyrë selektive, shqiptarët i fyen dhe i shanë edhe nëpër libra shkollor.

E mos ti përsërisim të gjitha padrejtësitë, sepse populli i dinë dhe i përjeton thellë në lëkurë.

Pra mos ta gjuajnë topin në Serbi e Bullgari, kur “fushën e futbollit” e kemi këtu.

Nuk mund të mbulohet me pluhur problemi mes shqiptarëve dhe maqedonëve ve, prandaj duhet një “non paper” apo më shumë për këtë problematikë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey