Një pjesë e Haraçinës tre ditë pa rrymë!

Një pjesë e komunës së Haraçinës tash e tre ditë është pa rrymë elektrike, përcjell TV21. Nga EVN për TV21 thonë se ekipet e kompanisë ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike nga banorët dhe si rrjedhojë nuk mund që të intervenojnë në sanimin e defektit.

“Në fshatin Haraçinë, vendasit ua ndalojnë qasjen ekipeve të Elektrodistribuimit dhe i pengojnë gjatë kryerjes së aktiviteteve teknike të përditshme si dhe sanim të defekteve. Për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal të energjisë elektrike nga ana e banorëve, mbingarkohen trafostacionet dhe shkaktohen defekte të mëdha. Gjithashtu janë të evidentuara edhe pajisje të tjera të dëmtuara.

Shumë shpesh ekipet e Elektrodistribuimit ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi pamundësohet funkcionimi normal dhe kryerja e punës. Gjatë gjithë kohës përderisa nuk ka kushte për punë dhe funksionim normal për shkak të arsyeve të lartpërmendura, nuk do të ketë mundësi për sanim të defekteve”, thonë nga EVN për TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey