NJË SHKRIM ME ‘SUGJERIM’ TË TIM ABEJ!

Fadil LUSHI

Meqenëse shkrimet e mia janë nën “vëzhgimin e veçantë” të tim ABEJ prej “kureshtari”, detyrohem që t’i respektoj deri në fund këshillat e tij të vlefshme, sidomos kur është fjala te përzgjedhja e temave dhe kryeprotagonistëve.

Dhe, im ABEJ, ditë më parë më tha: “Në të ardhmen duhet të heqësh mënjanë temën ku llafoset Anatomia e by**ës së pleshtit…, hiq mënjanë qoftet e dajës, hiq mënjanë shprehjet e tipit prej provincialisti dhe folk-patrioti, shporre filozofinë e shovinizmit oksidental, që padrejtësisht prodhon ekstremizmin oriental…, hiq mënjanë atë modestinë dhe sinqeritetin tënd të tepruar, që kohë pas kohe, shkon në skajshmëri brutale dhe mandej vetvetiu shndërrohet në kompleks inferioriteti… ore, shkruaj për veshjen e jashtme të gocës nazelie.., për kostumin e skenës!” Dhe unë për mos t’ia bërë fjalën dysh.., kësisoj e fillova “shkarravinën pa kurrfarë vlere!”:

Njohësit e mirëfilltë të Historisë së natyrës, thonë se kur Perëndia krijoi Ademin dhe Havën (a.s.), atyre u dha nga një gjeth…, kur krijoi majmunin ia shtoi bishtin, kur krijoi kërmillin i dha guaskën, kur krijoi kodrat i bleroi, kur krijoi arat i veshi me bimë, kur krijoi sytë u dha qepallat, kur krijoi breshkën ia shtoi samarin dhe çdo gjë tjetër që krijoi i veshi me ato që u takonin…, dhe kjo nuk ishte rastësi e thjeshtë, përkundrazi ishte një domosdoshmëri objektive.., thjeshtë ishte një kërkesë për një mbulesë, për një palë brekë.., për prapanicën!

Teoricienët e Estetikës, thonë se edhe dhoma kur është e zhveshur nuk ka ‘lezet’, po edhe pylli i zhveshur të trishton, edhe zabeli pa drurë e pa shkurre nuk të krijon ndjesi pozitive!

Teksa isha duke përfunduar shkrimin, gruaja e shtëpisë më tha: “Ore, ç’pate sot që nuk e hape gojën!” Ia ktheva: Po ç’pate ti, që sot e gjithë ditën e Perëndisë nuk e mbylle fare atë tënden gojë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey