Njerëzit të tmerruar, rikthehet virusi vdekjeprurës “Sars”

Një virus i ri i lidhur me Sarsin është shkaktari i një epidemie misterioze pneumonie që ka shpërthyer në Kinë. Mjekët zbuluan një koronavirus të ri tek një pjesë e pacientëve të shtruar në spital dhe e kanë identifikuar si patogjenin fajtor për sëmundjen e përhapur më shpejtësi.

Ai është i së njëjtës familje me virusin e tmerrshëm vdekjeprurës shkaktar të sindromës akute të rrugëve të frymëmarrjes, të njohur si SARS. SARS-i infektoi më shumë se 8000 vetë dhe vrau 774 prej tyre gjatë pandemisë që gjunjëzoi Azinë në vitet 2002-2003, e u shtri në 37 vende.

Një koronavirus ishte gjithashtu fajtori i përhapjes së sindromës fatale të rrugëve të frymëmarrjes, MERS në Lindjen e Mesme 7 vjet më parë. Fillesat, MERS, që mori asokohe 851 jetë njerëzish në mbarë globin, i pati në Arabinë Saudite.

Disa koronaviruse mund të transmetohen lehtësisht nga një person në tjetrin, ndërsa një pjesë e tyre jo. Simptomat e sëmundjeve të shkaktuara nga kjo familje virusësh mund të variojnë nga ethet dhe kollitja deri tek bllokimi i veshkave, e në disa raste, mund të çojnë edhe drejt vdekjes.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey