Njerëzit të tmerruar/ Vullkani nxjerr llavë, pritet shpërthimi i madh (FOTO)

https://www.gazeta-shqip.com/2020/01/13/961146/

https://www.gazeta-shqip.com/2020/01/13/961146/

Një vullkan në Filipine ka filluar të nxjerrë llavë dhe autoritetet paralajmërojnë se një shpërthim i fuqishëm mund të ndodhë “brenda orësh ose ditësh”. Lava nga vullkani Taal ka nisur të dalë në orët e para të së hënës.

Ai ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit Manila. Paraprakisht, një re e madhe e hirit ka shkaktuar evakuimin e rreth 8000 personave nga zona.

“Vullkani ka hyrë në një periudhë të jostabilitetit intensiv”, tha Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji.

Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve. Ai gjendet në një ishull në mes të një liqeni dhe është një nga vullkanet më të vogla në botë. Taal ka pasur së paku 34 shpërthime në 450 vitet e shkuara.

Herën e fundit ka shpërthyer më 1977, ndërsa shpërthimi i tij në vitin 1911 ka lënë të vdekur rreth 1,500 njerëz.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey