Njeriu më i pasur i Azisë kërkon të “nxjerrë jashtë loje” Amazon!

Njeriu më i pasur i Azisë, Mukesh Ambani, po përpiqet të konkurrojë fort Amazon. Konglomerati I tij Industries Reliance, ia ka ftuar njerëzit të regjistroheshin për të përdorur shërbimin e tij të dorëzimit të ushqimeve, duke anashkaluar gjigandin amerikan. Kompania po synon të përdorë bazën e saj masive të klientëve të telefonisë celulare si një trampolinë për biznesin e ri.

Dhe në fakt, ekspertët mendojnë se kjo sipërmarrje mund të shndërrohet në një sfidë të rëndësishme ndaj gjigandëve ekzistues të shitjeve me pakicë në internet. Dy degë të perandorisë së biznesit të Ambanit, Reliance Retail dhe Reliance Jio, thanë se e kanë nisur tashmë projektin përmes sipërmarrjes së quajtur JioMart.

JioMart ofron “shpërndarje falas” të një liste të gjatë produktesh ushqimore, e cila numëron aktualisht rreth 50,000 artikuj. Ndryshe nga rivalët e tij, JioMart do të lidhë dyqanet lokale me klientët përmes një aplikacioni në vend që ta shpërndajë mallin vetë.

Tregu ushqimor në internet i Indisë është në fillesat e tij e aktualisht vlerësohet të jetë me vlerë rreth 870 milion dollarë në vit, ndërkohë që vetëm 0.15% të popullatës I përdor shërbime të tilla, megjithatë parashikimet janë për një rritje të shpejtë të këtij sektori.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey