Lirim Zendeli është piloti i parë shqiptar që ka debutuar në Formula2, garë kjo ndërkombëtare.
Ai jeton dhe Gjermani dhe si pjesë e ekipit MP Motorsport është shqiptari i vetëm që ka arritur këtë nivel të garave.
Lirimi sot ka realizuar një takim me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Ky i fundit i ka shprehur mirënjohje për përfaqësimin e denjë nëpër botë.
“Lirimi gjithashtu është me prejardhje nga Komuna e Sarajit dhe jemi shumë të lumtur që në mënyrën më perfekte na përfaqëson nëpër botë.
Unë i urova edhe më shumë suksese për të ardhmen dhe të vazhdoj edhe më tutje kështu të na bëj krenar”, deklaroi Bexheti. (INA)